Shembja e pallatit në Egjipt, gjenden 10 të vdekur nën rrënoja

0

Dhjetë persona janë nxjerrë të vdekur nga rrënojat e pallatit që u shemb të hënën në Aleksandri të Egjiptit, ndërsa fati i të paktën pesë personave nuk dihet, sipas raportit të fundit të transmetuar nga rrjeti Nil TV.

Më herët gjatë ditës së sotme, ekipet e shpëtimit gjetën të vdekur një 24-vjeçar, ndërsa dy trupa u gjetën në orët e vona të së martës.

Guvernatori i Aleksandrisë, Mohammed Taher, përshkroi për Nil TV se ndërtesa e apartamentit ishte “çarë në dysh” dhe më pas u shemb. Gjatë muajve të verës, ky kompleks banimi priste kryesisht pushues.

Ndaj kontraktorit dhe pronarit është ngritur kallëzim penal për vrasje nga pakujdesia dhe shkelje urbanistike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu