Qarkullimi i mjeteve është ndaluar në rrugën Prizren-Prevallë si pasojë e shembjes masive të dheut dhe gurëve. Njësitet e policisë dhe ekipet e emergjencës ndodhen në aksin rrugor dhe janë duke u marrë me rastin. Sipas njoftimit qytetarët janë informuar se kjo rrugë do të jetë e mbyllur deri në një njoftim të dytë.
Njoftimi:
Ju njoftojme se rreth ores 18:20 eshte pranuar informata se ka shembje masive te dheut dhe gurëve te tuneli i parë te rruges Prizren-Reqan.
Ne vendin e ngjarjes kane dale njesitet e policise dhe ekipet e emergjencës dhe jane duke u marre me rastin.
Informojmë qytetarët qe kjo rruge do te jete e mbyllur deri ne njoftimin tjetër, andaj me mirëkuptim kerkojme qe te shfrytezohen rrugë alternative tjera per Prevalle dhe Brezovicë.