Shëndetësia/ Axhendë për vaksinimin e studentëve, Shehu kritikat Tominit

0

– Komisioni i Shëndetësisë miratoi në unanimitet aktin normativ nr. 32, datë 5.11.2021 “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin e furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik.

JuSugjerojmë
“Kemi miratuar SINOVAC”, Tomini: Synojmë vaksinim 40% deri në fund të vitit
VD-Vaksinimi i studentëve, Komisioni i Shëndetësisë miraton axhendë të përbashkët
Në seancën e sotme, u vendos që të krijohet një axhendë e përbashkët për sensibilizimin e studentëve rreth vaksinimit. Propozimi i deputetes socialiste Klodiana Spahiu u mirëprit nga kryetarja e komisionit Albana Vokshi. Ndërkohë, në këtë seancë ishte prezente dhe zv/ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini. Ajo theksoi se synohet vaksinimi i 40% të popullatës, kurse konfirmoi se përdorimi i vaksinës “SINOVAC” është miratuar.

Deputeti demokrat Tritan Shehu kritikoi Tominin për qasjen ndaj proçesit të vaksinimit në Shqipëri. Ai këmbënguli se nuk duhet të lejohet përdorimi i vaksinës “SINOVAC” duke e quajtur propozimin e zv/ministers së Shëndetësisë si “papërgjegshmëri”.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu