‘Shënjestra’ e Rusisë që prej fillimit të luftës, 5000 të vrarë në Mariupol

0

Qyteti i Mariupolit në jug të Ukrainës nga fillimi i pushtimit rus ka qenë cak i sulmeve të vazhdueshme – ku si pasojë mijëra civilë janë futur nëpër bodrume e strehimore duke shpresuar se do të shpëtojnë.

Ata prej javësh të mbyllur pa ushqim, ujë – ndërkaq shumë trupa të pajetë kanë mbetur nëpër rrugë, pra të pavarrosur, transmeton Telegrafi.

Kryetari i këtij qyteti ka thënë se afro 5 mijë civilë janë vrarë – ku 90 për qind të ndërtesave janë shkatërruar pjesërisht ndërsa 10 për qind janë plotësisht të shkatërruara.

Ekspertët e sigurisë thonë se Rusia ka për qëllim të hap korridor në qytetin e rrethuar, që do të mund të çonin drejt Krimesë në lindje të Ukrainës që kontrollohet nga separatistët pro-rusë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu