Shqipëria ka arritur të barazojë shifrat në minutën e ’66.
Çeki-Shqipëri 1-1
66′ Shqipëria arrin të barazojë rezultatin me Bajramin
57′ Shënojnë sërish çekët, këtë herë goli është i rregullt. Vaclav Cerny kalon vendasit në avantazh
47′ Gafë e Ardian Ismajlit. Shënon Lukas Provod për Çekinë. Anulohet goli nga teknologjia VAR
45+2′ Asllani vertikalizon bukur në zonë për Cikalleshin, por sulmuesi kavajas e zotëron topin me dorë dhe arbitri Taylor akordon faull për çekët
44′ Mitaj rrezikon dhe humbet topin, por mbrojtja kuqezi më pas ia del të largojë rrezikun
43′ Gabim i Taulant Seferit në rikthimin e topit pas. Mundësi e mirë për Tomas Soucek, topi devijohet në këndore pas ndërhyrjes së dyfishtë nga Elseid Hysaj dhe Ardian Ismajli.
30′ Ylber Ramadani nis bukur Nedim Bajramin. Lojtari i Sassuolos rrëzohet në zonë nga një kontakt me kundërshtarin. Arbitri vijon lojën
28′ Vertikalizim i bukur. Jasir Asani i kthen reston Sokol Cikalleshit, i cili nuk arrin të driblojë portierin kundërshtar
27′ Presing i Shqipërisë. Sokol Cikalleshi nis Jasir Asanin, i cili ndalet nga portieri çek. Anësori akordon pozicion të parregullt
25′ Krosim nga e djathta, gjuan me kokë Tomas Soucek, devijon në këndore Etrit Berisha
12′ 12′ Gjuan Vaclav Cerny, pret pa probleme Etrit Berisha
1′ Starton ndeshja në Pragë, Shqipëria synon fitoren e madhe ndaj Çekisë në transfertë