Shërbente si qendër e sigurtë për personat e evakuar nga Mariupol/ Rusët nuk kursejnë as Zaporizhzhia-n, hedhin dy raketa, njëra nuk shpërthen

0

Qyteti qendror i Ukrainës, Zaporizhzhia, është vënë nën zjarrin rus për herë të parë, sipas zyrtarëve në administratën rajonale.

Oleksandr Starukh, kreu i administratës rajonale të Zaporizhzhia, tha në kanalin e tij Telegram se stacioni hekurudhor dhe zona përreth kopshtit botanik u goditën. Nuk ishte regjistruar asnjë viktimë.

Më vete, komanda jugore e forcave të armatosura të Ukrainës tha se dëmi ishte bërë ndoshta nga dy raketa, por njëra nuk kishte shpërthyer.

Zaporizhzhia është destinacioni për mijëra njerëz që largohen nga Mariupol, qyteti i rrethuar në bregun jugor të Ukrainës.

Që nga ora 2 e mëngjesit me orën lokale të së mërkurës, autoritetet rajonale thanë se 3,207 automjete kishin arritur në Zaporizhzhia nga Mariupol. Strehimi ishte siguruar për më shumë se 3,000 njerëz.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu