Shërbimi urban nuk e kryen më itinerarin e Vlorë- Kala, qytetarët: Kemi 3 ditë, as në punë s’ikim dot!

0

Rritja e çmimit të karburantit, firma kontraktime e shërbimit urban në Vlorë, përgjysmon itinerarin.

Prej tre ditësh, shërbimi urban u Vlorës nuk e kryen më itinerarin e Vlorë- Kala, duke marrë vetë vendimin për ti lënë pasagjerët në mes të rrugës.

Edhe pse ligjërisht vendimet merren nga këshilli bashkiak, firma private nuk ka pritur por pasagjerët i lë pranë zonës së rrapit, me arsyen e rritjes së çmimit të karburantit.

Janë banorë të një zone tejet të shtrirë gjeografikisht banorët e Kalasë, ndërsa veç tyre ata që penalizohen janë kryesisht punonjës të sektorit të turizmit dhe nxënës shkollash.

Ata thonë se ka disa ditë që urban i lë pranë rrapit, e detyrohet të bëjë disa kilometra në këmbë.

Mbi shqetësimin e banorëve të kalasë nuk ka asnjë reagim zyrtar. Ndërkohë që ligjërisht, firma private nuk mund ta merrte këtë vendim pa miratimin e këshillit Bashkiak.

“Na lënë këtu se kështu u do qejfi! 3 ditë ka kjo situatë.

Nga 5 autobusa kanë vajtur 2, duhet të paguash 3 mijë. Na ka lënë pa punë se nuk vjen autobusi”-u shpreh një nga qytetarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu