Nuk rreshtin konfliktet familjare mes shqiptarëve për çështje pronësie.
Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë pasi u konfliktuan fizikisht midis tyre.
Ngjarja është regjistruar në qytetin e Krujës.
Të arrestuarit janë një 58-vjeçar dhe vëllai i tij 60 vjeç.
Mësohet se shkak për sherrin mes tyre është bërë një copë tokë ndërsa të dy kanë pësuar edhe lëndime fizike pas konfliktit.