Sherri mes grupeve rivale në Mamurras dyshohet të jetë bërë për një vajzë e cila quhet Mariana. InfowebTv, raporton se vajza është bërë molla e sherrit për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Mamurras.
Banorët janë shprehur për mediat e pranishme se në përplasjen me armë kanë qenë të përfshirë rreth 20 persona.
Dy kushërinjtë Kastriot e Armando Lleshaj kanë ngacmuar një vajzë që ishte në shoqërinë e të plagosurve. Duke i dalë në mbrojtje, fillimisht dy grupet kanë debatuar verbalisht me njëri-tjetrin, e më pas, pikërisht në momentin kur Gentian Diva me nipin e tij Andin dhe 39-vjeçarin Andi Skonja po largoheshin me makinë, kushërinjtë i qëlluan me armë zjarri.