Sherr i paparë mes dy vajzave në Tiranë – Kapen nga flokët, ndërhyn policia që i ndan

0

Tiranë, 19 Qershor 2025 – Një konflikt verbal mes dy vajzave të reja në Tiranë ka përfunduar në përleshje fizike, duke detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të policisë për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Ngjarja ka ndodhur mes shtetaseve S.D. dhe K.I., të dyja 23 vjeçe, të cilat sipas njoftimit zyrtar të policisë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për përfshirje në konflikt fizik.

“Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset S. D., 23-vjeçe dhe K. I., 23-vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Deri më tani nuk dihen motivet që kanë çuar në përplasjen mes të rejave, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.