Sherr masiv dhe të shtëna armësh, humbin jetën disa persona në qendër të qytetit (VIDEO)

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sacramento të Kalifornisë, ku kanë humbur jetën shumë persona.

Dyshohet se janë dëgjuar të shtëna me armë mes një turme që ishin duke u konfliktuar, ku kanë humbur jetën disa persona.

Në videon e postuar në rrjetet sociale shihen njerëz që vraponin nëpër rrugë ndërsa zhurma e të shtënave të shpejta mund të dëgjohej në sfond. Video tregon se ambulanca të shumta kanë mbërritur në vendngjarje.

Nuk dihet ende se në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja dhe sesa persona kanë humbur jetën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu