Sherr masiv mes shqiptarëve në Itali, 5 të prangosur dhe njëri dërgohet me urgjencë në spital

0

Përleshje masive mes shqiptarëve në Genova të Italisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, të përfshirë janë rreth 10 persona, të gjithë të kombësisë shqiptare, por deri më tani asnjë prej tyre nuk është identifikuar.

Një prej tyre mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë për shkak të dëmtimeve të marra në kraharor, por nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë që Policia ka arrestuar 5 persona, që dyshohet se kanë marrë pjesë në përleshjen masive, ndërsa të tjerët janë shpallur në njoftim.

Marrë nga lavocedigenova.it


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu