Sherr masiv mes të rinjsh me shkopa bejzbolli në Elbasan! Njëri përfundon në spital

0

Dy grupe të rinjsh janë përplasur në një sherr masiv mes tyre në Elbasan mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Emin Matraxhiu’ ose e njohur si lagja e ‘Kinezëve’ në ambientet e jashtme të lokalit.

I plagosur raportohet nga policia se ka mbetur shtetasi me inicialet L.H. që u ndodhet në spitalin e qytetit. Policia mohon të ketë pasur të shtëna me armë.

Sipas qytetarëve, bëhet me dije se kanë qenë një fugon me rreth 12 djem që kanë zbritur para lokalit të pajisur me shkopa bejsbolli dhe kanë sulmuar një grup tjetër.

Numri i të rinjve të përfshirë në sherr mund të jetë mbi 20, ndërsa ka ndërhyrë policia për të ndarë sherrin duke shoqëruar shumë prej tyre.

Mbetet ende e paqartë se si ka ndodhur ngjarja, cilët janë grupet e përfshira në sherr dhe cili ka qenë shkaku i përplasjes mes tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu