Sherr me armë në lokal, dy të plagosur në Tiranë

0

Një sherr i nisur verbalisht ka përfunduar me përdorimin e armëve duke u mbyllur me dy të plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Todi Shkurti”, tek kompleksi “Grand”.

Të shtënat kanë alarmuar banorët e lagjes, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas sinjalizimit.