Sherr me kaçavidë mes shqiptarëve në Itali! Njëri përfundon në spital, tjetri pas hekurave

0

Një shqiptar ka rënë në prangat e Policisë italiane, pasi goditi me kaçavdië bashkëatdhetarin.

Sipas mediave të huaja mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Viale Valganna ku shqiptari rreth 27-vjeç qëlloi me kaçavidë, shqiptarin tjetër 32-vjeçar.

I plagosuri menjëherë u transportua drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë 27-vjeçari u arrestua nga karabinierët.

Mësohet se të dy janë emigrantë me dokumente të rregullta dhe nuk kanë precedentë të mëparshme kriminale. Deri më tani nuk ndihen shkaqet e sulmit apo zënkës së tyre, teksa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu