KAVAJË- Mëngjesin e sotëm, një konflikt ka ndodhur mes tre personave në Kavajë. Ngjarja është shënuar në lagjen “2 Sallbeg”.
Tre shtetas janë konfliktuar me shkopinj bejsbolli, ku për pasojë i plagosur ka mbetur Zenel Lushkja. Ky i fundit ka marrë plagë në dorë dhe në këmbë.
Ndërkohë pas sherrit, gjatë pasdites autorët e përfshirë nuk janë ndalur, por në mbrëmje i kanë goditur edhe makinën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Njoftimi nga policia
Kavajë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:15, në lagjen nr. 1 Kavajë, dyshohet se shtetasit D. H., 23 vjeç , dhe Q. B., rreth 35 vjeç, janë konfliktuar me sende të forta me shtetasin Z. L., 49 vjeç. Si pasojë e konfliktit shtetasi Z. L., është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Kavajës, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën për lokalizimin dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.