Sherr me thika mes shqiptarësh në Greqi, një i plagosur rëndë

0

Një ngjarje e përgjakshme ka ndodhur dje në zonën e Vardas të Ilias në Greqi, ku një person është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën.

Sipas informacioneve për mediat, në ngjarjen e përgjakshme janë përfshirë tre persona. Të tre të përfshirët janë me origjinë shqiptare, dy 37-vjeçarë dhe një 41-vjeçar.

Të njëjtat informacione bëjnë të ditur se autori i ka sulmuar me thikë dy personat duke i shkaktuar goditje të shumta në pjesën e pasme.

Në veçanti, i arrestuari përballet me akuzën e tentativës për vrasje në seri dhe armëmbajtje pa leje.