Sherr me thika mes të rinjve në Pogradec, plagoset rëndë 18-vjeçari

0

Një sherr me thika mes të rinjve në Pogradec ka përfunduar me plagosje e njërit dhe shoqërimin në polici të tjetrit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çërravë të Pogradecit, ku 19-vjeçari ka sulmuar me thikë bashkëmoshatarin e tij për një konflikt të çastit.

18-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. ende nuk dihen rrethanat ekzakte të ngjarjes.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec

Dëmtoi me thikë, një 18-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari, autori i dyshuar.

Më datë 12.04.2023, në fshatin Çërravë, Pogradec, shtetasi M. B., 19 vjeç, banues në fshatin Çërravë, gjatë një konflikti, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një 18-vjeçar, i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore.

Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit M. B., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu