Sherr me thika në Tiranë, 51-vjeçari plagos dy vëllezërit

0

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri me thika në rrugën “Ali Visha” në Tiranë.

Sipas policisë, vëllezërit 51 dhe 57-vjeç janë qëlluar me thikë nga një 51-vjeçar me inicialet Sh.H. i cili është shoqëruar tashmë në ambientet e policisë.

Dy të plagosurit janë dërguar për mjekim në spital.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 12:50, në rrugën “Ali Visha” pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. H., rreth 51 vjeç ka goditur dyshohet me një mjet prerës shtetasit A. K., 51 vjeç dhe A. K., 57 vjeç (vëllëzer), të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë Nr. 1, autorin e dyshuar shtetasin Sh. H, për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.