Dy persona janë konfliktuar ditën e sotme brenda një lokali në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës.
Bëhet me dije nga burimet për media se ka shkuar policia menjëherë për të shuar konfliktin, teksa një prej të rinjve i përfshirë në konflikt sapo ka parë policinë është larguar me vrap.
E kanë ndjekur efektivë policie por s’kanë mundur ta neutralizojnë. I riu ka ikur me vrap. Janë thirrur përforcime derisa është bërë i mundur gjetja e tij në një pallat të braktisur dhe e kanë arrestuar.
Në aksion për arrestimin e të riut u përfshinë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.