Një person është plagosur me thikë në Tiranë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e “Oxhakut” në kryeqytet. Ende nuk dihen detaje për rrethanat e ngjarjes. Mësohet se i plagosuri është një 40-vjeçar që është dërguar në spitalin e Traumës ku dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Nga ana e Policisë së Shtetit nuk ka ende njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen në fjalë.