Sherr mes të rinjve në Tiranë, plagoset me thikë një person

0

Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:45, në rrugën “Konferenca e Pezës” në Tiranë. Bëhet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi me inicialet G. V., ka qëlluar me thikë shtetasin G. B.

Ky i fundit është transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital, ndërkohë që po vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.09.2021, rreth orës 15:45, në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi G. V., ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin G. B., i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën  kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Është bërë shpallja në kërkim e shtetasit G. V dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu