Një situatë e pakëndshme ka ndodhur gjatë një fluturim të ‘Delta Airlines’ nga Tampa në Atlanta. Mediat e huaja raportojnë se Patricia Cornwall, 51 vjeç ka pështyrë dhe goditur një të moshuar, i cili po hante në avion dhe nuk kishte vendosur maskën.
Në video dëgjohet kur 51-vjeçarja i kërkon të moshuarit të vendosë maskën. Ai i shpjegon se është duke ngrënë dhe më pas e ofendoi gruan, e cila u nevrikos aq sa ta godiste me shuplakë në fytyrë dhe ta pështynte.
Departamenti i Policisë së Atlantës tha në një deklaratë se oficerët ndaluan fluturimin dhe arrestuan gruan. Ndërsa avokati i saj ka konfirmuar në gjykatë se 51 vjeçarja ndodhej në burg që prej 23 dhjetorit.