Sherr në familje, tre persona rrahin dhëndrin dhe vëllain e tij

0

Një tjetër dhunë në familje ësht regjistruar së fundmi në Durrës.

Policia njofton se në vijim të parandalimit për dhunën në familje ka arrestuar në flagrancë shtetasit: I. H., 53 vjeç, E. H., 23 vjeç, B. H., 25 vjeç.

Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit S. H., 33 vjeç, banues në fshatin Rrotull, Durrës.

Mësohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dhëndrit të familjes dhe vëllait të tij, shtetasve E. H., 29 vjeç dhe E. H., 37 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu