U kapën duke e bërë para martesës, çiftit fshikullohet 100 herë me kamzhik

0

Një çift i ri indonezian, i cili u kap duke kryer marrëdhënie seksuale para martese, është rrahur me kamzhik.

Dy të rinjve, si fillim u është matur temperatura dhe më pas i është vendosur maskë në fytyrë, prej masave të koronavirusit.

Më pas ata janë fshikulluar të dy 100 herë me kamzhik para qindra njerëzve.

Ky lloj ndëshkimi që vazhdon prej shumë kohësh, është një shkelje e ligjit të Sheriatit në provinca me shumicë myslimane dhe si dënim marrin 100 rrahje me kamzhik. Ligji i sheriatit u miratua nga qeveria kombëtare në 2001.

Amnesty International e ka dënuar këtë praktikë, duke theksuar se kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut.

Aceh është rajoni i vetëm me shumicë myslimane në Indonezi, i cili jep këtë lloj ndëshkimi nëse kapesh duke luajtur kumar, në tradhëti bashkëshortore, pirjen e alkoolit dhe seksin gay.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu