Sherr në studio/ Shefi kuzhinës shan moderatorin pas një kamere të fshehtë

0

Një kamera e fshehtë e realizuar nga Ora News, për rënien e shikueshmërisë së emisionit të tij të gatimit, ka nxehur Shef Titin.

Ka qenë kolegu i tij Ronaldo Sharka që i ka bërë kamer të fshehtë Shef Titit, bashkë me regjizoren e emisionit, dhe i kanë komunikuar atij se emisioni do të mbyllej për shkak se nuk shikohej më.

Ronaldo Sharka i thot regjizores se fajin për dështimin e emisionit e kishte Shef Titi. Ky i fundit duke mos e ditur që po regjistroheshin dhe që e gjitha ishte një kamera e fshehtë, i hedh ujë Ronaldos dhe më pas e qëllon me shishe.

Shef Titi heq përparsen dhe bëhet gati të ikë, por kolegu i tij dhe regjizorja kthehen dhe i thonë se e gjitha ishte një kamer e fshehtë. Shef Titi e ka sharë i revoltuar dhe e ka mbyllur bisedën me një buzëqeshje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu