Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 17 shkurt dhe ka vazhduar më 18 shkurt me plagosjen e vëllait të viktimës, shtetases E.Z.
Më 18 shkurt në spitalin e Traumës është paraqitur i plagosur D.Z me plagë në dukje nga thika në kurriz, sup dhe qafë . Ai ka thënë se ka qenë duke pirë kafe kur përballë derës së lokalit kur është çuar për të ikur në shtëpi ka parë burrin e motrës P. A .
Ai thotë se duke qënë se P.A një ditë më parë kishte rrahur të motrën dhe djalin 3 vjeç, ai e ka goditur me grusht vetëm një herë , dhe më pas nga ky moment kunati sipas tij e ka goditur më thikë në pjesën e pasme të kurrizit ku ka marrë 3 goditje.
Për këtë ngjarje ndërkohë nga dëshmia që i është marrë edhe motrës së tij dhe bashkëshortes së P.A, shtetases E.Z , ajo tregon se konfliktet kishin nisur më 17 shkurt në shtëpinë e mamasë së saj ku ka qenë bashkë me djalin 3 vjeç.
Ata kanë dalë nga shtëpia e mamasë dhe gjatë gjithë rrugës i dehur siç ishte shante me fjalë banale njerëzit e shtëpisë dhe e pështynte kallëzuesen dhe djalin.
Kur shkuan në shtëpinë e tyre i kërkoi për të ngrënë, por ajo i tha se nuk kishte gatuar se nuk kishte lekë dhe i tha se ishin një pjatë makarona nga një ditë më parë . Ajo ja ngrohi makaronat dhe nga inati burri i saj e theu dhe u mat ta godiste me pirunin që kishte në dorë.
E trembur ajo është larguar disi, ndërkohë burri i saj goditi djalin me shpullë duke i thënë: Je ku^^^ e vogël, ty të sh^^^^^ nëna jote.
Dhuna ndaj saj ka vazhduar pasi burri ka marrë çelsin me të cilin montohet bombola e gazit dhe e ka gjuajtur në kokë por dhe me grushta. Pas kësaj ajo tregon se ai mori një sqepar dhe ia hodhi asaj por ajo u shmang dhe sqepari ra në mur të shtëpisë.
Por torturat për të nuk kanë mbaruar këtu, ajo tregon se pasi është munduar të vërë djalin në gjumë , përsëri burri i saj P.A është afruar te dollapi dhe e ka goditur me grushta në trup dhe kokë e kurriz, ku e ka goditur dhe me cekiç në kurriz si pasojë e të cilës ajo ra pa ndjenja .
Sikur mos të mjaftonte nga rrëfimi i kallëzues, në dosjen thuhet se ai e ka mbyllur në banjo në errësirë pasi e ka lagur me ujë në të gjithë trupin , duke i thënë: kur të them unë do dalësh nga banja.
Pas ngjarjes, të nesërmen në datë 18 shkurt, ajo ka shkuar te e ëma dhe i ka treguar çfarë kishte ndodhur, në prezencë dhe të vëllait. Mamaja e saj më pas kishte shkuar në shtëpinë e tyre, për të folur me dhëndrin për ngjarjen i cili thoshte se s’mbante mend gjë, ndërsa tha : Nuk jam për ty më mirë ndahemi.
Pas kësaj mamaja e kallëzues i ka thënë se vajza dhe djali do rrinë në shtëpinë e tyre dhe bën mirë që ai mos tu afrohet.
Gjatë ditës kallëzuesja dhe vëllai i saj kanë shkuar në shtëpi për të marrë rrobat dhe pasdite vonë në shtëpinë e nënës së saj vjen P.A për t’i kërkuar çelsin e shtëpisë së tyre, kur ajo u fut brenda për ta marrë pasi doli pas se bashkëshorti i saj kishte qëlluar me thikë buke, rreth 25 cm , të vëllanë dhe u largua duke thënë “do iu vras të gjithëve”.
Pas kësaj kallëzuesja bashkë me djali i xhaxhit të saj e çuan të vëllanë në spitalin Ushtarak.
Ndërkohë që autori është shpallur në kërkim, ndërsa dhe më parë ka qenë në burg po për veprën dhunë në familje