Një telefonatë ka mbërritur në policinë e Vlorë që ka sinjalizuar për të shtëna me armë zjarri në ‘Lungomare’. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë efektivët e policisë së Vlorës, të cilët kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë verifikime.
Kur kanë shkuar në vendngjarje personat e pyetur kanë mohuar që kanë dëgjuar të shtëna. Të shtënat kanë ardhur pas sherrit që ka ndodhur në një lavazh të qytetit. Punonjësi i lavazhit është konfliktuar me një person, pronar i automjetit tip benz. Punonjësi e ka goditur me grusht, ndërsa drejtuesi i makinës tip benz ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në ajër.
Fatmirësisht nga të shënat me armë nuk ka persona të lënduar. Pronari i makinës është larguar me shpejtësi, ndërsa punonjësi i lavazhos është shoqëruar nga ana e policisë.
Njoftimi i Policisë së Vlorës:
“Me datë 31.12.2021, rreth orës 11:24, në lagjen “Ujë Ftohtë”, jashtë një lavazho, dyshohet se shtetasi A.Sh, 43 vjec, ka qëlluar një herë, në ajër me armë zjarri dhe është larguar me shpejtësi.”-njofton policia.