Sot në ditën e tretë të vaksinimit në Vlorë është radha e bluzave të bardha nga Saranda dhe Delvina.
Por prej 2 ditësh pranë pallatit të sportit përveç bluzave të bardha janë prezent dhe të moshuar të cilët kërkojnë të bëjnë vaksinën.
Me kartë identiteti në dorë ata paraqiten pranë bluzave të bardha, ndërsa nuk pranojnë asnjë justifikim pse nuk mund të vaksinohen dhe ata. Sipas tyre referuar vaksinimit të personaliteteve ata shprehen se jeta është për të gjithë njësoj, ndërsa edhe ata ndihen më shumë se personalitete.
Debati
Punonjësja e Shëndetësisë : Ke ardhur 100 herë këtu
I moshuari: 200 herë do vijë deri sa të mbyllet
Punonjësja e Shëndetësisë: Po nuk është radha juaj
I moshuari: Le të mos jetë unë do ta kërkoj . Radha më vjen kur të vij arkivoli. Jemi pensionistë që i kemi dhënë këtij vendi .