Sherri me shkopinj e grushte/ Autobusi me tifozë të Tiranës dhe Vllaznisë përfundon në komisariat, 4 në spital

0

Katër persona kanë përfunduar në spital pasditen e sotme, pas sherrit ku u përfshinë tifozët e Tiranës dhe ata të Vllaznisë pas ndeshjes së luajtur në Kukës.

Gjithçka ka nisur pas daljes nga stadiumi, ku tifozët në kthim të Vllaznisë kanë goditur me grushte dhe sende të forta tifozët e Tiranës. Më pas sherri ka degradua në përdorimin e shkopinjve dhe sendeve të forta.

Mësohet se një autobus me tifozë është shoqëruar në komisariatin e Lezhës.

Përballja u zhvillua ditën e sotme në stadiumin “Kukësi Arena”, për shkak se në “Loro Boriçi” është mbjellë bari i ri në fushë.

Sa i përket ndeshjes, takimi u shoqërua nga kartona dhe raste teksa minutën e 84 shkodranët mbetën me një lojtar më pak, kjo pas daljes së Smajlit me karton të kuq. Duhej minuta e fundit, e shtata shtesë, që Florent Hasani të shpikte një gol dhe ta kalonte topin pas krahëve të Mehidrit, për t’i dhënë tri pikë me vlerë Tiranës. Sulmi nga krahët bëri që mëngjarashi të çonte në festë tifozët bardheblu, me Tiranën që rikthehet te suksesi pas dy humbjeve dhe furtunës që solli shkarkimin e Orges Shehit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu