Sherri në Himarë, policia: S’ka të dëmtuar, ndërhyrja në kohë neutralizoi dy palët e përfshira në konflikt

0

VLORË- Pas sherrit që ndodhi ditën e sotme mes disa biznesmenëve në zonën e Llamanit, ka reaguar edhe Policia. Forcat blu sqarojnë se nuk ka pasur asnjë të dëmtuar ndërsa ndërhyrja në kohë neutralizoi konfliktin mes dy palëve të përfshira në konflikt.

Burime policore bëjnë me dije se shtetasit A. M., 35 vjeç dhe K. M., 24 vjeç, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë tentuar të godasin me sende të forta shtetasin Ll. Q., 74 vjeç, pasi ky i fundit ka dërguar dy punonjësit e tij shtetasit R. L dhe R. A., të shpërndanin disa fletëpalosje për të reklamuar biznesin e tij, i cili ndodhet afër me subjektin e palës tjetër të përfshirë në këtë konflikt.

NJOFTIMI I POLICISË:

Ndërhyrja në kohë e punonjësve të planëzuar për garantimin e sezonit turistik, në Llaman, Himarë, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti, për motive të dobëta. Nisur dhe nga disa pamje filmike të publikuara në media, në lidhje me një konflikt fizik midis disa personave në zonën e Llamanit, sqarojmë se i menjëhershëm ka qënë reagimi i punonjësve të policisë, që patrullojnë në atë sektorë, të cilët pas neutrailizimit të të dyja palëve të përfshira në konflikt, kanë bërë më pas shoqërimin e tyre në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë.

Në vijim të veprimeve në lidhje me rastin, ka rezultuar se shtetasit A. M., 35 vjeç dhe K. M., 24 vjeç, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë tentuar të godasin me sende të forta shtetasin Ll. Q., 74 vjeç, pasi ky i fundit ka dërguar dy punonjësit e tij shtetasit R. L dhe R. A., të shpërndanin disa fletëpalosje për të reklamuar biznesin e tij, i cili ndodhet afër me subjektin e palës tjetër të përfshirë në këtë konflikt.

Asnjë nga shtetasit e përfshirë në këtë konfilikt nuk ka ngelur i dëmtuar, pasi konflikti është neutralizuar në kohë nga efektivët e Policisë.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Himarë, në përfundim të veprimeve proceduriale do të referojnë materialet në Prokurori, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu