Sherri në lokalin pranë Liqenit Artificial, kush është ish-kryetari i Komunës që qëlloi me armë në Tiranë!

0

Pas sherrit të mbrëmshëm në një lokal pranë Liqenit Artificial, Policia ka njoftuar se ka vendosur në pranga 8 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë Kasem Stani(Pasha), Emiljan Ruko, Bjorni Tahiraj, Eriald Tahiraj, Denikiajder Tahiraj, Eduart Sulaj, Kastriot Stani, Elton Ajredinaj.

Ndërkohë në kërkim është Ilir (Adriano) Shabanaj, ish-kryetar i Komunës së Kurjanit në Fier.

Në vitin 2018 Shabanaj ka qenë i arrestuar në Itali për trafik armësh dhe droge.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije gjithashtu se kanë sekuestruar edhe armën e zjarrit dhe celularët e të arrestuarve.