Një sherr ka ndodhur në Berat mes dy familjeve për shkak të një rrënje ulliri.
Nga konfliktimi me thika janë plagosur disa persona.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Barrikade’ në Berat.
Dy të plagosurit janë Altjon Alibeaj 40 vjeç dhe Erjon Alibeaj 18 vjeç të cilët janë goditur nga Viktor Dhana 40 vjeç.
Këto jan të dhëna paraprake, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.