Sherri që vazhdonte prej një viti, arrestohet 56-vjeçari në Mirditë. Përplasi për vdekje qëllimisht bashkëfshatarine tij

0

Policia e Mirditës ka vënë në pranga shtetasin Mhill Gega, pasi pasditen e djeshme  aksidentoi me dashje një bashkëfshatarin e tij, me të cilin kishin pasur konflikte të mëparshme. Mark Gjeta, i cili ishte duke ecur në këmbë humbi jetën si pasojë e përplasjes, ende pa u dërguar për në spital.

“Më date 17.02.2021, ora 16:00, u arrestua në flagrancë shtetasi Mhill Pjeter Gega, i datëlindjes 16.12.1965, banues në Bungaj, Mirditë, me arsim 12 klasë, sepse në orën 12:00, në fshatin Bungaj, duke drejtuar mjetin “Benz”, me targë AA010BN, ka aksidentuar me dashje shtetasin kembësor Mark Dedë Gjeta, i datëlindjes 26.11.1952, banues në Tarazh, Mirditë, për pasoje ka gjetur vdekjen. Neni 78 i K.P“, bëjnë me dije burime nga Policia.

Mësohet se viktima dhe Gega kishin qenë punonjës në të njëjtën ndërmarrje, ku dhe kishin nisur konfliktet e para mes tyre që prej vitit të kaluar, ku kishin përfunduar në Polici. Gjatë ditës së djeshme ata kanë pasur sërish një debat mes tyre, dhe në ato momente Gega ka marrë mjetin e tij benzi dhe e ka përplasur qëllimisht Gjetën, ku për pasojë ai vdiq në vend.

Policia vijon hetimet për ngjarjen e rëndë, ndërsa paraprakisht dyshohet se Gega ka qenë në gjendje të dehur kur ka përplasur me makinë Gjetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu