Sheshi i Flamurit në Vlorë nuk do të ketë më të njëjtin funksion. Sipas vendimit të Bashkisë së Vlorës, ai do të kthehet në një terminal autobusësh, edhe pse ndodhet mu në qendër të qytetit. Sipas intervistave të shkurta që ka marrë nga qytetarë vendas dhe të huaj “Fax”, asnjë prej tyre nuk ka dalë në mbështetje të projektit.
Kjo pasi shqetësohen për pasurinë kulturore të vendit, duke shtuar se me ndryshime të tilla, po zhduket historia e kombit. Ka nga ata që fajtorë bëjnë faktorë të huaj që ndikojnë mbi qeverinë shqiptare.
Një shtetas italian: Nuk duhet në qëndër se do të ketë trafik dhe kaos. Duhej menduar ndryshe…
Një qytetar nga Kosova: Nuk na pëlqen, e kanë kthyer në ndërtesë. 110 vite ka si i tillë, historia po shtrembërohet me qëllim nga qeveria. Duan të na humbasin identitetin tonë. Se dimë pse nuk po ndodh…çdo gjë shqiptare po e shtrembërojnë. Është me urdhër të Vuçiçit!