Shfaqet për herë të parë Gripi i Shpendëve në Elbasan, asgjësohen 181 shpendë

0

Qarku i Elbasanit është i rradhës në vendin tonë ku është shfaqur Gripi i Shpendëve. Rasti i fundit është identifikuar në bashkinë e Peqinit, në njësinë administrative Karinë.

Shërbimi Veterinar në Elbasan bën me dije se menjëherë sapo janë kryer testet dhe kanë rezultuar pozitiv me virusin e rrezikshëm, janë marrë të gjitha masat për asgjësimin e shpendëve të infektuar. Rreth 181 shpendë të një ferme janë eleminuar.

Fatmir Ozuni Shef i Shërbimit Veterinar u shpreh se infektimi mendohet të ketë ardhur nga shpendët migratorë.

Ndërkohë Shërbimi Veterinar i bën thirrje fermerëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos tregtojnë shpendë për një periudhe të caktuar kohore, por kjo kundërshtohet nga fermerët të cilët shprehen se me këtë punë mbajnë familjen dhe nuk mund të mos tregtojnë shpend përderisa nuk kanë ende raste të dyshimta.

Njëkohësisht fermerëve ju kërkohet se në rast se vërejnë simptoma të gripit tek shpendët të njoftojnë menjëhere autoritetet përkatëse pasi në rast të konsumimit të mishit të infektuar mund të shfaqen probleme shëndetësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu