Shifra rekord infektimesh me COVID në Greqi/ Një në katër të testuar rezulton pozitiv

0

Greqia ka regjistruar përsëri një shifër rekord infektimesh të cilat janë dyfishuar thuajse brenda 24 orëve të fundit.

Kështu sipas autoriteteve mjekësore numri i rasteve ditore sot ka shkuar në 50.126. Mbi 20000 janë regjistruar në Periferinë e Atikës, mbi 5400 në atë të Selanikut . Gjithashtu numri i vdekjeve mbetet ende i lartë 61, si dhe numri i të intubuarve që ka shkuar në 619.

Varianti Omicron sipas specialistëve është i pandalshëm dhe ata nuk përjashtojnë një rritje të re dhe të shpejtë të rasteve, të paktën derisa masat kufizuese të funksionojnë.

Tre javë më parë, më 14 dhjetor, indeksi i pozitivitetit ishte 1%, ku në 100 teste, të shpejta apo molekulare PCR, një rezultoi pozitiv.

Një javë më parë, në 30 dhjetor, indeksi i pozitivitetit ishte 8%. Pra thuajse një në dhjetë doli pozitiv. Sot indeksi i pozitivitetit arrin në 25%, pra një në katër të testuar rezulton pozitiv. Është kjo përhapje që do të testojë qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor, sipas specialistëve që gjithsesi janë të dyzuar për hapjen ose jo të shkollave në datën 10 janar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu