Shifra të frikshme në Itali/ 785 viktima dhe 19350 të infektuar në 24 orët e fundit

0

Muaji dhjetor nis në Itali me 785 viktima dhe të 19350 infektuar nga Covid 19. Shqetësues mbetet numri i lartë i viktimave që regjistrohen ditë pas dite e i të infektuarve që në krahasim me një ditë më parë ka shënuar rritje.

Numri i viktimave Covid ka arritur deri më sot më 56.361 e i të infektuarve në 1.620.901.

Të infektuar aktivë pozitivë me koronavirus në Itali janë aktualisht 779.945 persona

27.088 është numri i pacientëve të shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 784.595.

Dita e sotme ka regjistruar një reduktim të numrit të pacientëve që kërkojnë kurim në strukturat spitalore.

Janë 3663 pacientë të shtruar aktualë në repartet e terapisë intensive e 81 më pak se dje e 32811 pacientë Covid në struktura spitalore e -376 më pak se një ditë më parë.

Në Itali janë kryer 182.100 tamponë në 24 orët e fundit e numri i tamponëve të kryer që nga nisja e pandemisë është mbi 22 milionë.

Brenda pak orëve qeveria italiane pritet të aprovoj një dekret të ri masash anti-Covid për të përballuar përhapjen e rrezikut të infektimit gjatë fazës festive të festave të fundvitit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu