Cristiano Ronaldo është prezantuar te Al-Nassr në Arabinë Saudite, ku do të fitojë 200 milionë euro në vit. Pesë herë lojtari më i mirë në botë ka nënshkruar kontratë dy vjeç e gjysmë me Al-Nassr. Siç e cekëm më lartë, 37-vjeçari, do të fitojë mbi 200 milionë euro në vit, ku përfshihen edhe paratë që do të vijnë nga marketingu.
Sa i përket javës, Ronaldo do të marr afër 4 milionë euro, ndërsa në ditë do të marri rreth 500 mijë euro, që është një shumë e frikshme. Për fund në orë ai fiton rreth 22 mijë euro, në minutë rreth 380 euro, ndërsa në sekondë mbi 6 euro.