Zamiri shpreh shqetësimin se nëna e tij do të jetojë në Shqipëri, ndërkohë që ai jetën e ka në Itali dhe e ka të vështirë që të kujdeset për të ndërkohë që ajo është larg.
Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare është bërë pjesë një nënë me djalin e saj. Adile dhe Zamiri kanë ardhur për të zgjidhur jo një konflikt. Zamiri shpreh shqetësimin se nëna e tij do të jetojë në Shqipëri, ndërkohë që ai jetën e ka në Itali dhe e ka të vështirë që të kujdeset për të ndërkohë që ajo është larg.
Zamiri: Nëna vjen shpesh në Itali dhe ka gjithmonë një shqetësim. Trupin e ka atje dhe mendjen e ka gjithmonë në Shijak.
Eni Çobani: Ky është problemi, zonja Adile është ndarë mes Shqipërisë dhe Italisë.
Zamiri: Edhe pse i kam thënë që unë nuk kam më kohë sepse duhet t’i dedikohem dhe jetës sime, dua të krijoj familjen time, nuk mund të ndahem në dysh ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë që ta ndjek, sepse ajo është e vetme dhe unë jam fëmija i saj.
Eni Çobani: A ke krijuar familje, apo je në kërkim?
Zamiri: Jo akoma nuk e kam krijuar, por që nuk dua që edhe nënën ta lë vetëm. Nëna ime nuk më ndihmon se është shumë e lidhur me të shkuarën e saj, me të kaluarën, me vështirësitë që ka kaluar, kur ka qenë në fëmijëri dhe kjo sigurisht e mban shumë të lidhur me Shqipërinë.
Adile: Ju keni të drejtë si fëmijë.
Ardit Gjebera: Sa fëmijë keni juve?
Adile: Dy, këtë dhe një gocë.
Ardit Gjebrea: Të dy ta thonë këtë gjë?
Adile: Të dy, të dy i kam beqarë, të dy i bëra me shkollë, i rrita, kam punuar në Itali 24 orë pa pushim, kur isha e sëmurë. Pastaj ndodhi një aksident që nuk jam më për vete, e jo më për punën. Edhe kështu siç jam shkoj, vij, shkoj, vij, tani shkoj vetëm për të bërë analizat dhe sot më më sheh këtu sot, jam operuar 10 herë. Ai ka të drejtë, se kanë jetën përpara, janë të rinj. Unë me vërtet i rrita se kam detyrimin si nënë edhe jam grua pa burrë, im shoq më vdiq.
Zamiri: Një sekondë, unë nuk them që je bërë në familjen time, unë thashë që je bërë e shqetësueshme dhe përveç problemeve të tjera dhe të jesh në Itali e të zgjidhësh një problem në Shqipëri nuk është e thjeshtë. Duhet të lesh punën, një pjesë të problemeve atje dhe të vish e të zgjidhësh problemet në Itali.