Shihni me video kur dy djem afrohen me bidona me benzinë dhe djegin tre mjete të biznesmenit vlonjat

0

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë në lagjen “24 Maji”, saktësisht rreth orës 02:00 dy persona të paidentifikuar kanë djegur tre makina të parkuara në anë të rrugës.

Mësohet se mjetet janë në pronësi të Zamir Kormuzit, biznesmen në qytetin e Vlorës. Ky i fundit ka dhënë deklaratën e tij në polici dhe dyshon se kjo ngjarje ka ndodhur për shkak të konkurrencës.

Ndërkohë, kanë dalë edhe pamjet, kur dy persona të veshur me të zeza dhe me kapuç vijnë qetësisht me dy bidona benzinë, spërkasin dy fugonat dhe më pas i vënë flakën, para se të largohen me shpejtësi.

SHIKO VIDEON

Djegia e makinave në muajt e fundit është kthyer në një fenomen shumë të përsëritur, teksa thuajse për të gjitha ngjarjet nuk ka asnjë të arrestuar si të dyshuar për këto veprime të dënueshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu