GJERMANI – Eintracht Frankfurt ka bërë virale videon e një portieri të ekipit të tij U-9 në një ndeshje kundër Mainz 05.
Në të ai vrapon në të gjithë fushën, duke dribluar dhe kaluar deri në 5 kundërshtarë për të përfunduar duke shënuar me një gol të mrekullueshëm, as më pak dhe as më shumë se sa “alla Messi”. Kopje absolute!
Duket qartë se Moritz Brand është një portier me shpirtin e një sulmuesi, mesfushori apo anësori dhe nga reagimi i shokëve të tij nuk duket se është hera e parë që ai kryen një veprim të ngjashëm.
Al jovencito Moritz Brand, portero del benjamín del Eintracht Frankfurt, se le ha ocurrido hacer esto esta mañana 😳pic.twitter.com/pswH2MzYUt
— Juanma Romero (@Guardiolato) October 12, 2024