SERBI – Ishte ndërprerja e katërt radhazi nga ‘varrmihësit’, ndaj gjyqtari Milan Mitic vendosi të ndërpresë ndeshjen dhe t’i dërgojë lojtarët në dhomat e zhveshjes derisa të zbrazen tribunat nga tifozë të zjarrtë bardhezi.
Shumë shpejt ndërhyri xhandarmëria dhe sektori ku ndodheshin ‘varrmihësit’ u boshatis. Ajo që pasoi ishin skena të dhunbshme dhe një konflikt mes policisë dhe tifozëve në tribunat e stadiumit në Banovës.