Shirat e dendur shkaktuan rrëshqitje dheu dhe përmbytje të shumta duke iu marrë jetën të paktën 11 personave në 36 orët e fundit në Nepal dhe duke bllokuar autostradat dhe rrugët kryesore, njoftuan zyrtarët të dielën.
Tetë persona rezultojnë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve, ose të varrosur nga rrëshqitjet e dheut, ndërsa 12 të tjerë u plagosën dhe po trajtohen në spitale, tha zëdhënësi i policisë Dan Bahadur Karki.
“Punëtorët e shpëtimit po përpiqen të pastrojnë rrëshqitjet e dheut dhe të hapin rrugët”, tha Karki për Reuters, duke shtuar se pajisje të rënda po përdoren për të pastruar mbeturinat.
Në Nepalin juglindor, lumi Koshi, i cili pothuajse çdo vit shkakton përmbytje vdekjeprurëse në shtetin lindor indian të Biharit, kaloi mbi nivelin e rrezikut.
Në Katmandu të rrethuar nga kodra, disa lumenj dolën nga brigjet e tyre, duke përmbytur rrugët dhe shumë shtëpi.