Shiu “mbush” Fierzën, dyfishohet prodhimi i energjisë elektrike

0

SHKODËR– Reshjet e shiut kanë përmirësuar gjendjen energjitike në vend pas thatësirës së verës e vjeshtës. Sipas Korporatës Elektronergjitike Shqiptare prurjet në kaskadën e Drinit kanë arritur në 1220 m3/s, nga 85 m3 në sekondë që kanë qenë vetëm para një jave.

Po ashtu edhe niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka arritur të kaloj pikën kritike, ndërsa tani niveli i regjistruar është 267.5 m dhe prurjet 600 m3 në sekondë. Por situata është përmirësuar edhe në HEC-et të tjera, ku në në Koman, niveli ka arritur 169.6 m ndërsa prurjet 300m3/s. Ndërsa në Vaun e Dejës niveli rezulton 74.3 m3/s dhe prurjet 320m3/s.

“Aktualisht po prodhohet 10.150 MWh me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe Hec Vau i Dejës. Hec Fierzë nuk po prodhon energji me qëllim akumulimin e prurjeve dhe rritjen e rezervës energjitike,“-bëhet me dije në njoftim.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu