Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 4 vite burgim shtetasin Behar Pema, i cili shkaktoi aksidentin e rëndë në Elbasan ku ndërruan jetë dy vajza dhe u plagosën bashkëudhëtaret e tyre.
Aksidenti ndodhi në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan më datën 13 shtator të vitit 2020, ku si pasojë e përplasjes humbën jetën Lusinda Garunja 21 vjeçe dhe Xheneta Qallia 23 vjeçe nga Shkodra.
Ndërkohë e plagosur mbeti motra e Lusindës, Nervida Garunja 23 vjeçe si dhe shoqja e tyre Denisa Dibra, 25 vjeçe, e cila ndodhej në drejtimin e mjetit.
Lusinda Garunja
Drejtuesi i mjetit tjetër, 58-vjeçar Behar Pema, i cili u dënua ditën e sotme nga policia , sipas dëshmive të vajzave të mbijetuara po kryente manovra të rrezikshme në rrugë dhe përfundoi duke i goditur ato nga mbrapa me shpejtësi tepër të lartë.
Xheneta Qallia
Testi i alkoolit dhe veprimet e grupit hetimor e nxorën 58-vjeçarin si personin përgjegjës që shkaktoi aksidentin e rëndë ku humbën jetën dy vajzat.