Shkaktoi aksidentin me 4 të vdekur, hapet peticioni për shoferin e kamionit: Faleni, s’i mbajtën frenat!

0

Një peticion për të falur shoferin e një kamioni të dënuar me 110 vjet burg për shkaktimin e një aksidenti, ku vdiqën 4 persona në një rajon të Kolorados, ka mbledhur 1.65 milionë firma në Change.org.

Rogel Aguilera-Mederos, 26 vjeç, po ngiste një kamion më 25 prill 2019, kur u përplas me disa automjete të bllokuar në trafikun e qytetit. Përplasja shkaktoi një shpërthim zjarri që dogji makina dhe vdiqën katër persona.

Më shumë se dy vjet më vonë, të hënën, Aguilera-Mederos, nga Teksasi , u dënua me 110 vjet burg nga gjykatësi. Shoferi i ka ka bërë gjithë testet e alkoolit dhe drogës dhe nuk i kanë dalë probleme. Shkaku i aksidentit kanë qenë frenat e kamionit.

Ato nuk kanë mbajtur në momentin që janë shtypur. Për këtë është mbajtur edhe peticioni për të falur shoferin e akamionit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu