Shkaktoi aksidentin me një viktimë dhe pesë të plagosur në aksin Elbasan–Librazhd, arrestohet 32-vjeçari

0

Elbasan, 7 maj 2025 – Një 32-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Qarkullimit Rrugor në Elbasan, pas një aksidenti të rëndë të ndodhur dje në aksin “Elbasan–Librazhd”. Shtetasi N. D., drejtues i një automjeti, u përplas me makinën që drejtohej nga 66-vjeçari A. F., duke shkaktuar vdekjen e pasagjerit F. A., 68 vjeç. Si pasojë e aksidentit u plagosën edhe të dy drejtuesit e automjeteve si dhe tre pasagjerë të tjerë.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.