Shkaktoi vetëvrasjen e 27-vjeçares Sibela Abedinit, gjykata lë në burg Altin Çokun

0

Altin Çoku, personazhi i njohur i TikTok-ut, është lënë në burg nga gjykata e apelit, pasi akuzohet se shkaktoi vrasjen e Sibela Abedinit.

Abedini, 27 vjeçe, banuese në Kamëz i dha fund jetës, duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt e banesës ku jetonte me qira.

Shkak për ndërmarrjen e aktit ekstrem, është publikimi i një fotoje të saj intime në rrjete sociale me personazhin e Tik Tok, Altin Çoku.

Altin Çoku, dyshohet se ka shantazhuar dhe një vajzë tjetër në Laç, duke e kërcënuar se do t’i publikonte fotot intime.

Në vitin 2009, ai është arrestuar pasi kërcënoi gocën e tezes, se do t’i vriste të vëllain nëse nuk do të kryente marrëdhënie seksuale me të.

27-vjeçarja e cila u vetëvra, dyshohet se i ka kërkuar ta heqë foton, por Çoku ka pretenduar se nuk ishte ai që e kishte shpërndarë dhe që kishte krijuar profilet false.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu