Kompania ‘Procter & Gamble’ ka tërhequr më shumë se 30 produkte për kujdesin e flokëve, duke përfshirë shumë shampo dhe zbutës flokësh. Mediat e huaja raportojnë se tërheqja nga tregu i produkteve është bërë, pasi ato mund të përmbajnë “benzen” që shkakton kancer.
“Ekspozimi ndaj benzenit mund të ndodhë me thithje nga goja dhe përmes lëkurës dhe mund të rezultojë në kancere, duke përfshirë leuçeminë dhe kancerin e gjakut të palcës së eshtrave dhe çrregullime të gjakut të cilat mund të jenë kërcënuese për jetën,”– njofton Procter & Gambl.
Shitësve me pakicë u është kërkuar të heqin produktet nga raftet e dyqaneve. Klientët e P&G me produktet në shtëpinë e tyre mund të marrin një rimbursim të plotë përmes një formulari në internet. Vlen të theksohet se ky është njoftim i dytë brenda këtij muaji që kërkon tërheqjen e produkteve në fjalë.